Ndryshime në renditje pas ndeshjeve të sotme

Futboll 09 Nëntor 2019 15:11

Fitorja e Prishtinës në udhëtim te Llapi (4:1) dhe barazimi në Drenas ndërmjet Feronikelit e Dritës (0:0) kanë bërë që renditja në tabelë të pësojë ndryshime.

Prishtina tani gjendet në pozitën e 4-t me 27 pikë, 3 më pak se Ballkani e Gjilani që luajnë nesër kundër Trepçës ’89, përkatësisht Drenicës.

Llapi ka mbetur në pozitën e 5-të me 24 pikë, një më shumë se kampioni aktual, Feronikeli.

Rezultatet:
Llapi – Prishtina 1:4
Feronikeli – Drita 0:0
E diel:
Trepça ’89 – Ballkani
Gjilani – Drenica
E hënë:
Vushtrria – Ferizaj
Dukagjini – Flamurtari

Tabela