Ndryshime në skuadrën e Man.Unied për ndeshjen e fundit

Ndeshjet e javës së fundit në Premier League, zhvillohen këtë të diele në ora 16:00, me ç’rast edhe zyrtarisht do të përmbyllet sezoni 2017/18, ku veçse më herët u shpall kampion skuadra e Manchester City.
Rivali i qytetit i kampionit, Manchester United, me 1 pikë që mori nga barazimi i funti me West Ham United, e siguroi pozitën e dytë dhe për ndeshjen e fundit të sezonit, trajneri Jose Mourinho, ka bërë të ditur se do të ketë ndryshime të mëdha në skuadër për takimin kundër Watfrod.
Plotë shtatë futbollistë tjerë, pritet se do ta fillojnë ndeshjen e fundit të sezonit kundër Watford që luhet në “Old Trafford”, për dallim me formacionin që Mourinho e paraqiti në ndeshjen kundër West Ham.
Për dallim nga ndeshja e fundit e sezonit të kaluar, kur Mourinho i dha mundësinë disa lojtarëve të rinj që të debutonin në ekipin e parë, e njëjta gjë nuk pritet se do të ndodh edhe këtë herë.
Kjo për shkak se trajneri portugez, dëshiron t’i provojë disa lojtarë të skuadrës kryesore, në mënyrë që të bëjë përzgjedhjen më të mirë në formacionin startues, për finalen e FA Cup kundër Chelseat, e cila zhvillohet më 19 maj në stadiumin “Wembley”.
I pyetur se a do të debutoj ndonjë i ri në ndeshjen e fundit, Mourinho u përgjigj: “Jo. Do të inkuadroj në formacionin e parë, disa lojtarë që nuk i kam shfrytëzuar në ndeshjen kundër West Ham si, Sergio Romero, Daley Blind, Eric Bailly, Marcus Rashford, Anthony Martial dhe Juan Mata”.
“Kam në dispozicion të gjithë skuadrën, përveç Romelu Lukaku dhe Marouane Fellaini dhe për këtë arsye nuk do të provojë të rinjtë”, tha trajneri i “Djajve të Kuq”.
Tekniku portugez, sqaroi se ndryshimi i shtatë, do të jetë Michael Carrick, i cili do ta luaj ndeshjen e fundit për Manchester United dhe do të paraqitet në rolin e kapitenit.
“Edhe nëse nuk do ta siguronim pikën kundër West Ham, përsëri do ta inkuadroja Carrick për përballjen kundër Watford, sepse dëshiroj që sikur ne në skuadër, e po ashtu edhe tifozët, ta përshëndesim atë në mënyrën e duhur”, deklaroi Mourinho.
Ai po ashtu u shpreh se, Michael Carrick do ta fillojë ndeshjen, por nuk do të luaj 90 minuta të plotë, për të vetmen arsye se, Mourinho dëshiron që ai (Carrick) të largohet i vetëm nga fusha dhe të marrë përshëndetjen e duhur nga tifozët, përmes ovacionit në këmbë nga të pranishmit në “Old Trafford”. /Insporti.com