Ndryshime në top 5-she por Liverpooli mbetet i pari – si do të dukej tabela Premierligës pa VAR-in

Futboll 01 Tetor 2019 15:08

Ndikimi i VAR-it në Premierligë, përveç kontroversive të shumta që ka sjellur, ka dëshmuar se është i madh dhe se ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultate, dhe renditjen tabelare.

Gazeta britanike The Times, ka publikuar tabelën aktuale të Premierligës dhe si do të dukej ajo pa ndërhyrjen e VAR-it, shkruan Insporti

VAR-i është futur në përdorim në Premierligë nga ky edicion, dhe ndikimet e tij tashmë janë të dukshme.

Në fakt, bazuar në atë çka shkruan gazeta britanike, Insporti raporton se 14 ekipe në tabelë do të ishin në pozita të ndryshme, po të mos kishte ndërhyrje të VAR-it (ndihmës gjyqtarit me video).

VAR-i ka mundësuar që gabimet të korrektohen, dhe kësisoj ka ndikuar drejtpërdejt në rezultate.

Liverpooli do të vazhdonte të kryesonte në tabelë edhe pa ndëhyrjen e VAR-it, por me 19 pikë dhe jo 21 sa ka aktualisht, dhe vetëm me një pikë më shumë se ndjekësi i parë, Man City (e jo 5 sa ka momentalisht).

Në fakt, pjesa tjetër e top 5-shes po ashtu do të pësonte ndryshime, pasi Chelsea do të ishte në vend të 5-të e Arsenali në pozitën e 7-të.

Më poshtë keni renditjen aktuale, dhe atë pa VAR, në Premierligë. /Insporti.com/