Ndryshon termini i ndeshjes Ballkani – Drenica

Futboll 02 Mars 2021 15:02

Ballkani – Drenica, është njëra nga ndeshjet më interesante që pritet të zhvillohet në javën e 23-të.

Takimi i paraparë të luhet me datë 07.03.2021 (e diele), ka ndryshuar termin dhe kjo ka ardhur pas një kërkese të Drenicës që të ndryshojë termini për shkak të manifestimeve të Epopesë së UÇK-së. Andaj Komisioni i Garave me pëlqim edhe nga klubi nikoqir, Ballkani, e ka miratuar kërkesën e klubit nga Skenderaj. Ndeshje do të zhvillohet të premten (05.03.2021).

Ndeshja në mes Ballkanit dhe Drenicës do të zhvillohet në Suharekë, më fillim nga ora 13:00.

Të besuarit e Bledi Shkëmbit, opsion e kanë vetëm fitoren për të qëndruar në garë për titull, ndërsa çdo gabim i tyre i penalizon keq në situatën tabelare.

Kurse, edhe Drenica tenton fitoren për të arritur mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.

-->