Më në fund – flet edhe sheiku për statusin e Neymarit

Futboll 13 Maj 2018 08:57

Spekulimet se Neymar mund të kalojë në Real Madrid nga Paris Saint-Germaini kanë qenë aq të shumta ditëve të fundit sa që është krijuar përshtypja se shumë media, kur nuk ka ndeshje të garave evropiane, mbushin faqet me thashetheme kot.

Sidoqoftë, interesi i madh i publiku për këtë lojtar brazilian djhe për spekulime rreth transferove ka bërë që ato të lexohen dhe përcillen.

Megjithatë, duket se një për Neymarin tashmë është konfirmuar një përgjigje, që mund të konsiderohet si përfundimtare.

Rreth kësaj teme ka folur pronari i PSG-së Nasser Al Khelaifi.

Në një prononcim për media, miliarderi arab ka pohuar se “Neymar 2000% do të qëndrojë në PSG, meqë asnjëherë me askë në klub nuk ka shprehur dëshirë që të braktisë klubin”.

-->