Në gjysmëfinale të Botërorit, mund të mungojnë edhe këta lojtarë yje

Futboll 05 Korrik 2018 14:55

Pas dy ditë pushim, nesër zhvillohen dy ndeshjet e para të çerekfinales së Kampionatit Botëror “Rusia 2018” dhe gjithçka nis me sfidën shumë interesante të orës 16:00 Uruguai – Francë, e më pas edhe me super përballjen Brazil – Belgjikë që luhet në ora 20:00.

Futbollistët si Paul Pogba, Neymar, Philippe Coutinho, Kevin De Bruyne, Ivan Rakitic e tjerë, mund të mungojnë në gjysmëfinale të Kupës së Botës, nëse ndëshkohen me karton të verdhë në ndeshjet e çerekfinaleve.

Për këtë arsye duke parë këta emra, që janë futbollistë shumë të rëndësishëm për kombëtaret e tyre, presioni do të jetë shumë i madh mbi supet e tyre, që t’i shmangin ndëshkimet me karton.

Për fat të mirë dhe me rregullat e reja të FIFA’s, grumbullimi i kartonëve të verdhë pas fazës së çerekfinales nuk llogaritet, çka do të thotë se ndëshkimi me karton të verdhë në gjysmëfinale, nuk do t’ia mohojë ndonjë lojtari mos paraqitjen në finale, nëse ai ka qenë i ndëshkuar më herët.

Mirëpo, shumë futbollistë janë potencialisht të rrezikuar ta humbin gjysmëfinalen nëse në ndeshjet e dy ditëve të ardhshme ndëshkohen dhe kombëtarja e tyre kalon tutje.

Më poshtë mund t’i shikoni të gjithë futbollistët e tetë kombëtareve të mbetura, të cilët në rast se ndëshkohen në ndeshjet e çerekfinaleve, nuk do të luajnë në fazën gjysmëfinale. /Insporti.com

Franca:  Olivier Giroud, Benjamin Pavard, Corentin Tolisso dhe Paul Pogba.

Uruguai:  Rodrigo Bentancur.

Brazili:  Philippe Coutinho, Neymar dhe Filipe Luis.

Belgjika:  Thomas Meunier, Jan Vertonghen, Youri Tielemans, Kevin De Bruyne e Leander Dendoncker.

Suedia:  Albin Ekdal dhe Viktor Claesson.

Anglia:  Kyle Walker, Ruben Loftus-Cheek, Jesse Lingard e Jordan Henderson.

Rusia:  Aleksandr Golovin, Roman Zobnin, Yury Gazinsky, Ilya Kutepov dhe Fyodor Smolov.

Kroacia:  Sime Vrsaljko, Marcelo Brozovic, Vedran Corluka, Ivan Rakitic, Ante Rebic, Mario Mandzukic, Tin Jedvaj dhe Marko Pjaca.

-->