Në këtë javë zhvillohet derbi i zjarrtë mes Gjilanit dhe Dritës
Futboll
31 Korrik 2019
15:11

Ish-kampioni i Kosovës, Drita do ta nis edicionin e ri si vendas i Ferizajt, derisa Gjilani është mysafir i Trepçës’89.
Por, tifozët e futbollit kosovarë natyrisht e mendojnë edhe derbin e Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës.
Derbi në fjalë do të zhvillohet në javën e shtatë të edicionit të ri.
Gjilani do të jetë vendase në ndeshjen e parë.
Ndryshe, edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll nis më 17 gusht.