Në këtë muaj do të zhvillohet ndeshja me Maqedoninë e Veriut

Kombëtarja 01 Qershor 2020 11:31

Ndihmës përzgjedhësi i Kosovës, Muharrem Sahiti ka deklaruar se ndeshja Kosovë – Maqedoni e Veriut, do të zhvillohet në tetor, transmeton Insporti.com.

Sahiti i ftuar në emisionin “SuperSport Kosova” deklaroi se tashmë është e sigurt që kjo ndeshje do të zhvillohet në tetor.

“Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë do te zhvillohet definitivisht ne tetor”, është shprehur Sahiti në “Super Sport Kosova”.

Kujtojmë se fillimisht ndeshja ishte paraparë të zhvillohej në mars, por ishte shtyrë për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Më pas u mor vendimi që kjo sfidë të zhvillohet në qershor, por u shty sërish, derisa vendimi zyrtar pritet të merret nga UEFA gjatë këtij muaji.

-->