Në këtë orë zhvillohet meçi Fury – Wilder

Boks 09 Tetor 2021 16:44

Dy boksierët Fury dhe Wilder do të jenë sërish përballë njëri-tjetrit në sfidën që luhet të dielën në orët e para të mëngjesit në T-Mobile Arena në Las Vegas, shkruan Insporti.

Kjo përballje është e vlefshme për titullin e peshave të rënda WBC ndërsa fituesi i këtij meçi pritet të përballet me Oleksandr Uysk vitin e ardhshëm.

Përballja e parë mes tyre e luajtur më 1 Dhjetor 2018 përbundoi baras, ndërsa më 22 Shkurt 2020 ishte Fury ai që fitoi me nokaut teknik në raundin e shtatë.

Meçi do të zhillohet në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë, rreth orës 03:00.

-->