Në Kinë ndodh skandali i madh që ka të bëjë me Kosovën

Basketboll 04 Shtator 2019 18:24

Në Kinë po mbahet Kampionati Botëror në basketboll për meshkuj. Njëra nga ndeshjet e sotme ishte ajo ndërmjet Italisë e Serbisë.

Në palestrën në të cilën po zhvillohej ky takim, afër bankinës së serbëve, shihej një flamur me hartën e Kosovës dhe brenda në të flamuri  serb.

Padyshim që ky është një lëshim i madh nga organizatorët e FIBA-s, pjesë e së cilës është edhe Kosova.

Kujtojmë se për këtë flamur të ngjashëm janë dënuar shumë skuadra evropiane.