Në Kosovë kanë ardhur tre makina të teknologjisë VAR

Futboll 17 Korrik 2021 21:56

Edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll do të ndihmohet edhe përmes sistemit teknologjik VAR.

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës lëshoi një paralajmërim përmes një video të shkurtër për ardhjen e kësaj teknologjie edhe në futbollin kosovar.

Por, sekretari i FFK-së Eroll Salihu ka thënë për KosovaPress së tashmë në Kosovë kanë arritur tri makina me këtë teknologji dhe testimet e tyre po bëhen në kampion stërvitor në Hajvali.

“Po, tashmë i kemi tri makina me teknologjinë VAR këtu në Prishtinë dhe jemi duke e testuar atë në disa ndeshje provuese”, ka thënë Salihu.

-->