Në mes të pandemisë, 50 mijë njerëz në një stadium

Sporte luftarake 20 Nëntor 2020 15:16

Gati 50 mijë njerëz, ose saktësisht 49.155, u mblodhën në tribuna gjatë ndeshjes së regbit në Brisbane, Australi.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, pothuajse kemi harruar se si duket një ndeshje para një stadiumi të plotë. 

Zakonisht, ndeshjet e regbit midis Queensland dhe New South Wales tërheq një audiencë të madhe, kështu që pandemia nuk i ndaloi një numri të madh të spektatorëve të shikonin takimin për kampionatin australian.

Situata në Australi për momentin është disi më e qetë se në shumicën e botës. Në muajin e fundit, vendi regjistroi 380 raste. /Insporti/

-->