Në mesjavë xhiroja e nëntë, super derbi në Therandë

Futboll 25 Tetor 2020 19:26

Superliga e Kosovës vazhdon gjatë mesjavës me xhiron e nëntë, e cila edhe do ta mbyllë fazën e parë të kampionatit, shkruan Insporti.com.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet në Therandë, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës. Kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën me fillim të orës 14:00.

Të martën na presin dy ndeshje interesante, Arbëria do t’i bëj konak skuadrës kampione të Kosovës, Dritës. Ndërsa, Feronikeli e pret Llapin në “Rexhep Rexhepi”.

Kurse, të mërkurën na presin edhe tri ndeshje mjaftë interesante.

Interesant pritet të jetë edhe në Skenderaj, Drenica e pret skuadrën e cila po dhuron futboll mjaftë të bukur këtë sezon, Trepçën ‘89.

Nxehtë pritet të jetë edhe në qytetin e Gjilanit, ku ‘kuqebardhët’ e presin Besën e Pejës e cila vije pas një barazimi me skuadrën e ‘Niklit’.

Më poshtë i keni ndeshjet e xhiros se nëntë:

Arbëria – Drita (E martë, 27 tetor)

Feronikeli – Llapi (E martë, 27 tetor)

Drenica – Trepça ’89 (E mërkurë, 28 tetor)

Gjilani – Besa (E mërkurë, 28 tetor)

Ballkani – Prishtina (E mërkurë, 28 tetor)

-->