Në moshën 24 vjeçare punonte në fabrikë, dje shënoi golin e 100 në futbollin anglez

Futboll 05 Korrik 2020 08:15

Leiester City fitoi pastër 3:0 kundër Kristal Palace duke konsoliduar vendin e tretë në rënditje. Golat u shënuan nga Ihanaço dhe dy herë Vardi.

Pikërisht kjo dopietë e Vardit ishte shumë e rëndësishme si për skuadrën ashtu edhe për sulmuesin. Vardi me këtë dy golësh ka arritur shifrën e 100 golave në Premier Ligë me Leiçesterin.

Pas përfundimit të takimit, skuadra e Leiçesterit uroi Vardin për arritjen e tij më një postim në rrjetet sociale ku shkruhet:

“Një tjetër shenjë e lënë nga i mrekullueshmi Vardi”. Vardi është lojtari i parë i Leiçester Sitit që arrin 100 gola në Premier Ligë.

-->