Në MotoGP ka një rival të ri: Do bëjmë një kampionat të madh

Moto GP 06 Shkurt 2018 21:42

Moto GP është një nga sportet më të ndjekur në Botë dhe që në sezonin e ri pritet të ketë edhe më tepër interes për shkak të rivalitetit që pritet të shtohet.

Një motor që mesa duket është përmirësuar shumë në këtë periudhë është ai i Hondas. Është vetë piloti i këtij motori, Curtchlow që e pohon diçka të tillë.

Britaniku u shpreh: “Jam i kënaqru me atë çfarë Honda ka punuar gjatë dimrit. Kemi marrë një produkt të cilin e kemi dëshiruar të tillë. Nuk jam i shqetësuar se motori mund të jetë shumë i egër pasi kemi një paketë elektronike që e kontrollon mirë atë. Kam besimin e plotë se me një motor të tillë do bëjmë një sezon shumë të madh”.

-->