Në mungesë të Granit Xhakës, kapiten i Zvicrës do të jetë ky lojtar

Futboll 02 Korrik 2021 09:24

Kartoni i verdhë i Granit Xhakës ndaj Francës do t’i kushtojë atij me mungesë në ndeshjen ndaj Spanjës ditën e sotme.

Lojtari i Arsenalit ishte më i mirë në fushë ndaj Francës dhe pritej të udhëhiqte skuadrën e tij me shiritin e kapitenin në krah. Megjithatë duke se fasha e kapitenin tek kombëtarja e Zvicrës do të mbetet brenda territorit shqiptar, pasi ajo do t’i kalojë Xherdan Shaqirit.

Përkundër një sezoni të dobët tek Liverpool, Shaqiri ishte protagonist në ndeshjen ndaj Turqisë duke i dhënë Zvicrës kualifikimin në fazën pas grupeve.

Gjithashtu Xherdani ka besimin e plotë të trajnerit, i cili i ka dhuruar rolin e udhëheqësit ndaj Spanjës. Nëse Zvicra arrin të mposhtë Spanjën, do të jetë përsëri Granit Xhaka që do të emërohet si lideri i ekipit

-->