Në NBA ndodh  “budallallëku” i vitit (VIDEO)

Superliga 07 Nëntor 2019 14:10

Basketbollisti i skuadrës së NBA-së, Milwaukee Eric Bledsoe, në ndeshjen kundër LA Clippers ka bërë një veprim, i cili qysh tash mund të shpallet si budallallëku i vitit.

Pranë rezultatit 101:94 për skuadrën e tij, Bledsoe ishte jashtë vijës anësore për ta rivënë topin në lojë. Kur gjyqtari ia dha topin, ai në vend se të pasonte te ndonjë bashkëlojtar, e nisi vetë aksionin. Natyrisht që gjyqtarët reaguan menjëherë dhe i dhanë topin skuadrës rivale.

Për fat të tij, ky gabim nuk pati pasoja, pasi Milwaukee në fund fitoi me rezultat 129:124.