Në ndeshjen RB Leipzig – Zenit, shënohet goli i javës në Ligën e Kampionëve

Red Bull Leipzig ka triumfuar ndaj skuadrës ruse, Zenit St. Petersburg në kuadër të Ligës së Kampionëve me rezultat 2:1, shkruan Insporti.com.
Skuadra gjermane vuajti për të siguruar tre pikët e plota para tifozëve të vetë, pasi skuadra ruse shënoi e para, nëpërmjet Yaroslav Rakitskiy në minutën e 25-të për rezultat 0:1.
Por, Leipzig nuk lejoi befasinë të ndodhë duke përmbysur rezultatin. Golin e barazimit e shënoi Konrad Laimer dhe më pas golin e fitores Marcel Sabitzer në minutën e 59-të për rezultatin 2:1.
Sabitzer ka shënuar golin e javës të Ligës së Kampionëve, duke shënuar me një vollej të bukur nga një kënd tejet i vështirë.
Ky gol i tij është bërë hit në rrjetet sociale, pasi mënyra se si ka përfunduar kjo goditje në portën e skuadrës ruse është e jashtëzakonshme.
Leipzig me këtë fitore renditet në pozitën e parë me gjashtë pikë në Grupin G, ndërsa Zenit në pozitën e dytë me katër pikë. /Insporti.com/