Në ndeshjet gjysmëfinale edhe një “mysafir” special

Basketboll 13 Shkurt 2020 19:51

Përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos është duke i shikuar nga afër ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në Rahovec.

Ai shihet afër kryetarit të FBK-së, Arben Fetahu duke ndjekur ndeshjet e Final 8.

Ndeshja e parë gjysmëfinale ishte ajo mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit (fitoi Golden Eagle Ylli), ndërsa e dyta ndërmjet Rahovecit e Pejës.

-->