Në një mot me borë, Manchester City niset në Londër (Foto)

Futboll 01 Mars 2018 15:16

Ndeshja e dytë brenda pak ditësh në mes Arsenal dhe Manchester City-t, zhvillohet sonte me fillim në ora 20:45 në stadiumin “Emirates” të Londrës.

Pas humbjes së “Topçinjve” në vikend në finale të Kupës së Ligës nga Manchester City, skuadra londineze e Arsenal, do të mundohet t’i revanshohet “Citizens” në përballjen e sotme, e vlefshme për pikë në kuadër të javës së 28-të në Premier League.

Lojtarët e Arsenal që u kritikuan shumë për humbjen në finale të “Carabao Cup”, e në mesin e tyre ishin edhe Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, janë shprehur se sonte do të japin gjithçka nga vetja, në mënyrë që ta mposhtin ekipin e Pep Guardiola-s.

Në anën tjetër, lojtarët e Manchester City-t dhe trajneri Guardiola, u panë sot në mëngjes në një mot me borë, në stacionin e trenit “Piccadilly” të qytetit të Manchester, ku morën trenin për në Londër.

Pep Guardiola shpreson se skuadra e tij, do të arrij rezultat pozitiv në këtë takim sikur në vikend kur e mposhtën Arsenal në “Wembley” me rezultat 3-0. /Insporti.com

-->