Në prag të ndeshjes, vdes në rrethana misterioze futbollisti anglez

Futboll 25 Janar 2020 19:24

Një futbollist anglez ka humbur jetën në rrethana misterioze përpara se skuadra e tij të luante.

Halifax Town, skuadër e kategorisë së pestë në Angli komunikoi se lojtari i tij Jordan Sinnott është gjetur i vdekur disa orë para sfidës kundër Chorleyt ditën e sotme.

“Morëm lajmin e tmerrshëm se futbollisti jonë Jordan Sinnott ndërroi jetë. Rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta dhe nuk do të vazhdojmë të komentojmë më tej në respekt të familjes së Jordanit. Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjen e Jordanit në këtë moment tepër të vështirë”, shkruhet në njoftimin e klubit të Halifaxit në “Twitter”.

Ndërkohë dy klubet e tjera Alfreton dhe Matlok vendosën të mos shtynin takimet respektive në kampionat në shenjë respekti për vdekjen e ish-lojtarit të tyre Sinnott.

Sinnott ishte futbollist jo-profesionist dhe ishte aktivizuar në karrierë me disa skuadra.

-->