Në pritje të Neymar, Perez zgjedh edhe një super blerje në Real Madrid

Futboll 23 Gusht 2019 10:26

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez planifikon edhe dy blerje të mëdha.

Real Madrid ende nuk i ka përfunduar përforcimet për sezonin e ri.

Në përpjekje për realizimin e blerjes së madhe të Neymarit nga Paris Saint-Germain, presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez u ka premtuar tifozëve edhe një përforcim tjetër të ri.

Mediat spanjolle raportojnë se Perez dëshiron ta mbyll afatin kalimtar të verës me dy përforcime të mëdha.

I pari është Neymar kurse i dyti njëri mes mesfushorëve Paul Pogba ose Bruno Fernandes.