Në Prizren e festojnë titullin e Galatasarayt

Futboll 20 Maj 2019 15:23

Galatasaray është kampioni i ri i Turqisë, pasi në ndeshjen e parafundit ka mposhtur Istanbul Basaksehir për ta rrëmbyer pozitën e parë dhe titullin e kampionit.

Për gjigantin turk ky ishte titulli i 22-të në histori të klubit, ndërsa i teti nën drejtimin e trajnerit Fatih Terim.

Galatasaray është skuadër që ka tifozë në gjithë botën dhe njëkohësisht edhe në Kosovë.

Por duket se qyteti i Prizrenit mban numrin më të madh të tifozëve të Galatasarayt në Kosovë.

Dhjetëra tifozë prizrenas e kanë festuar titullin e Galatasarayt në Kalanë e Prizrenit duke ndezur fishekzjarrë dhe duke krijuar një atmosferë mjaft të bukur në mbrëmjen e të dielës.

Kujtojmë që njëjtë kishin vepruar dy vite më parë edhe tifozët e Besiktasit ku kishin festuar titullin e klubit bardhezi në Prizren.