Në Prizren vdes një fluturues me paragllajd  

Sporte tjera 07 Shtator 2019 15:19

Një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda, pas një aksidenti gjatë fluturimit me paraglajd në Prizren.

Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 13:00, policia ka marrë një njoftim rreth një incidenti të ndodhur në një zonë të fluturimeve me paragllajd. Në parashutë kanë qenë dy persona, meshkuj. Nga informatat e para, njëri ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Prizren”, ka thënë Osmanollaj.