Në Rahovec ndodhi diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë

Statistikat e lojëtareve 10 Maj 2019 22:49

Në ndeshjen e katërt të serisë finale të play-off-it në Superligën e Kosovës në basketboll ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Legjenda e Z Mobile Prishtinës, kapiteni Edmond Azemi është është ndëshkuar me gabim diskualifikues, diçka që nuk i ka ndodhur asnjëherë në karrierën e tij të gjatë.

Bashkë me veteranin Azemi, janë përjashtuar edhe dy basketbollistët e Rahovecit, Deshon Minnis dhe Fredrik Richardson.