Në Spanjë, transferimi më i bujshëm mbetet ai i Coutinho-s

Futboll 01 Shkurt 2018 13:31

Top ekipet në Spanjë përforcohen, derisa Real Madrid përkundër rezultateve të dobëta, nuk ndryshon asgjë.

Barcelona më në fund këtë afat kalimtar, arriti ta përfundoj profecinë e nënshkrimit të Philippe Coutinho nga Liverpool, për 120 milion euro plus 40 milion euro në shtesa. Përpos brazilianit, katalanasit arritën marrëveshje edhe me skuadrën e Palmerisa, për shërbimet e kolumbianit Yerry Mina. Derisa lojtarët e larguar nga Barça, kryesisht si të huazuar ishin Rafinha tek Inter, Arda Turan në Istanbul Basaksehir dhe Gerard Deulofeu në Watford. Kurse Javier Mascherano për 5.5 milion euro, karrierën do ta vazhdojnë në një kontinent tjetër, tek ekipi kinez Hebei China Fortune.

Klubi u Simeone-s, Atletico Madrid, e rikthen përsëri sulmuesin Diego Costa, për shumën më të madhe se sa kur e kishin shitur tek Chelsea. Costa fillimisht u pagua 55 milion euro, plus 10 milion euro tjera që do të paguhen për të ma vonë. Kurse nga “Los Colchoneros” u larguan si huazim, Andre Moreira kthehet tek Os Belenenses në Portugali dhe Luciano Vietto në Valencia. Kurse Augusto Fernandez, për një shifër të pacaktuar është transferuar në Kinë, tek skuadra Beijing Renhe.

Valencia huazoi dy lojtarë. Coquelin nga Arsenal, me mundësi blerjeje dhe Vietto-s nga Atletico Madrid. Derisa u larguan si opsione huazimi, Fabian Orellana tek Eibar dhe Nacho Gil tek Las Palmas. E i riu Rafa Mir, për 2 milion euro në Wolverhampton.

Andaluzianët e Sevilla, në fillim të janarit për 11 milion euro, arritën marrëveshje me Corinthias për 20 vjeçarin, Guilherme Arana. Kurse në ditët e fundit të afatit, i sjellën edhe tre lojtarë të huazuar. Miguel Layun nga Porto, Roque Mesa nga Swansea dhe Sandro Ramirez nga Everton. Klubin e lëshuan, Walter Montoya për 5.5 milion euro tek Cruz Azul, danezi Krohn-Dehli tek Deportivo La Coruna për 1.5 milion euro dhe Lasso në Osasuna.

-->