Në Superligë rivalë, në Katar festojnë së bashku me alkool

Kombëtarja 11 Janar 2020 16:14

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është duke qëndruar pranë të birit të tij, Lapidar Lladrovci, i cili është ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjen miqësore kundër Suedisë, shkruan Insporti.com.

Lladrovci ka publikuar një fotografi me presidentin e SC Gjilanit, Florim Zuka duke pirë alkool në hotelin “The Ëestin Hotel Doha & SPA”, hotel në të cilin është akomoduar përfaqësuesja.

“Përshëndetje për të gjithë miqtë tanë që jetojnë për sportin dhe me sportin!”, ka shkruar Ramiz Lladrovci.

Image

 

Importimi i alkoolit në Katar është i ndaluar me ligj. Po ashtu është e ndaluar që alkooli të konsumohet në publik dhe personat mund të arrestohen nëse janë të dehur. Shitja e alkoolit lejohet në lokale të caktuara që marrin leje të posaçme nga autoritetet shtetërore dhe kryesisht lejohet për shtetas të huaj.

Ndryshe, ndeshja Suedi – Kosovë zhvillohet të dielën me fillim nga ora 15:45 me kohën lokale në Kosovë.

Ky takim është mundësi e mirë për futbollistët e Superligës së Kosovës në futboll të cilët janë ftuar nga Bernard Challandes.

Image

 

 

Zvicerani për këtë ndeshje i ka tubuar 13 lojtarë nga elita kosovare, ndër ta edhe Lapidarin i cili është pjesë e kampionit të Kosovës, KF Feronikeli. /Insporti.com/

-->