Në Ulqin ndodhet kjo vilë super luksoze e Abramovichit

Futboll 25 Korrik 2019 12:58

Villë me vlerë milionë dollarë në Ulqin mund të ketë vetëm një israelito-rus i pasur, si puna e pronarit të Chelseat, Roman Abramovich.

Kjo vilë e cila gjendet afër Ulqinit të vjetër është një ndër vilat më të shtrenjta ruse më të pasur në katërmbëdhjetë vitet e fundit sipas Forbes rus.

Roman Abramovich është njëri ndër më të pasurit në botë dhe të ardhurat neto momentalisht kapin shumën prej 13.1 miliardë dollarë.

Sipas informatave të turistëve që çdo vit e vizitojnë plazhin afër vilës së Abramovicit, thanë se ai këtë vilë e ka shkruar në emër të vëllait të tij, edhe pse ky i fundit shumë rrallë herë e viziton këtë vend.

Siguria në këtë vilë është shumë e lartë dhe nga vizitorët mund të shihet vetëm nga deti. Ishte e rrethuar rreth e rrotull me mure, që ia pamundësonin qasjen çdo kujt.

Abramovich përveç kësaj vile, ka bjerë edhe plazhin privat që mban emrin ‘Kristal’ dhe në kohën që ai nuk është aty, këtë plazh mund ta shfrytëzon kush dëshiron, në të kundërtën siguria kalon masat normale kur ai gjendet në vilë, dhe as nga rruga detare nuk mund të afrohen shumë afër tij.

-->