Në zhveshtore po talleshin me autogolin e Bailly-t

Futboll 11 Mars 2018 10:20

Manchester United fitoi me rezultat 2-1 ndaj Liverpool në ndeshjen kryesore të vikendit në Premier League dhe goli i vetëm nga “Reds” në “Old Trafford” erdhi si pasojë e autogolit të Eric Bailly, i cili përpos këtij gabimi ishte thjesht fantastik.

Mbrojtësi i Bregut të Fildishtë shënoi me thembër në stilin e një sulmuesi dhe kjo mjaftoi që gjithë bashkëlojtarët e tij dhe stafi teknik, të tallen me atë pas fitores në dhomat e zhveshjes.

“Lojtarët po talleshin me atë në zhveshtore për golin e tij fantastik”, ka thënë Mourinho për MUTV.

“Por, pas paraqitjes fantastike, shpirti motivues i një pjese të tyre mund të bënte që ata të zgjidhnin rrugën e lehtë dhe të thoshin se janë duke fituar 2-0, kanë bërë punën e tyre dhe mirupafshim, mirëpo ata vazhduan dhe nuk u ndalën deri në fund”.

“Te Eric Bailly ishte e kundërta, ai ishte në fushë, pas autogolit tregoi mentalitetin që ne duam. Një shembull për të gjithë”, përfundoi trajneri portugez. /Insporti.com

-->