Nedim Bajrami vendimtar, asist në fitoren e Empolit

Futboll 02 Mars 2021 21:39

Empoli vijon rrugëtimin drejt Serie A, teksa sonte ka mposhtur me rezultatin 0-3 skuadrën e Reggina në transfertë dhe ka shkuar në kuotën e 49 pikëve, katër më shumë se rivali më i afërt.

Në fushë nga minuta e parë ishte edhe mesfushori me origjinë shqiptare, Nedim Bajrami. Fantazisti, i cili po kërkohet nga Edy Reja në kombëtaren e Shqipërisë, ishte protagonist në golin e dytë.

Ai dha pasimin për Mancuso, i cili nuk fali dhe shënoi me një gjuajtje të fortë brenda zonës. Bajrami luajti deri në minutën e 79-të në duelin e mbrëmjes së sotme. 

-->