Nedim Bajrami zyrtarisht kuqezi, pajiset me pasaportën shqiptare

Futboll 21 Mars 2021 22:36

Nuk ka më dyshime, Nendim Bajrami është zyrtarisht kuqezi.

 Futbollisti 22-vjeçar është pajisur me pasaportën shqiptare, teksa është bashkuar me Kombëtaren, në Barcelonë, ku Shqipëria do të përgatitet për sfidën eliminatore të Botërorit.

 “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë një foto të Bajramit teksa shfaqet duke mbajtur në dorë pasaportën shqiptare, i shoqëruar nga të afërmit e tij.

Vlen të theksohet se Bajrami është 22-vjeç,  ka lindur në Tetovë dhe është pjesë e Empolit në Serinë B.

-->