Nedved befason me deklaratën e tij për kundërshtarin e Juventusit

Futboll 16 Dhjetor 2019 13:30

Janë  mësuar çiftet e fazës së 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës, shkruan Insporti.com.

Gjiganti italian do të përballet me klubin francez Lyon.

Drejtori i Juventusit, Pavel Nedved ka thënë se nuk mund të ankohet për shortin.

“Ne s’mund të ankohemi, duke marrë parasysh se në vitin e kaluar barazuam me Atleticon, por nëse nuk jeni në formë kur rikthehet Liga e Kampionëve mes shkurtit dhe marsit, s’mund të bësh shumë”, tha Nedved.

“Precedentët na favorizojnë neve, por ato nuk vlejnë çdoherë, vetëm forma momentale vlen”, ka përfunduar ai. /Insporti.com/

-->