Nedved flet për Ajaxin, Ronaldon dhe Allegrin

Futboll 15 Mars 2019 17:54

Pas shortit të Ligës së Kampionëve, i pari që ka folur nga ana e klubit të Juventusit, ishte zëvendës presidenti, Pavel Nedved, i cili fillimisht vlerësoi Ajaxin ndërsa beson se nuk asnjë arsye që Cristiano Ronaldo të dënohet nga UEFA.

“Nuk jam as i kënaqur nga shorti, por nuk jam as i pakënaqur, besoj se do të jenë dy ndeshje të bukura. Ajaxi ka treguar se e meriton të jetë në këtë situatë, kanë eliminuar Realin e Madridit dhe kjo nuk është shaka. Duhet të jemi të fokusuar”, ka thënë Nedved.

“Nuk i druhem përjashtimit të Ronaldos, gjesti ka mbetur në fushë dhe në emocionet e pas ndeshjes mund të tolerohet. Pati një shfryrje pasi u ofendua gjithë kohën nga tifozët e Atleticos. Nuk mendoj se do të ketë sanksione”, ka shtuar ish-mesfushori çek.

Në fund, Nedved komentoi edhe mbi situatën e trajnerit Massimiliano Allegri, për të cilin përflitet se është në vitin e tij të fundit te Juventus, edhe pse zëvendës presidenti la çdo gjë të hapur.

“Presidenti dhe trajneri do të takohen në qershor dhe do të flasin për të ardhmen. Ajo çfarë Allegri po bën është e jashtëzakonshme, në kampionat nuk kishte ndodhur më parë të kishim 18 pikë diferencë nga vendi i dytë, nuk mund t’i kërkojmë më shumë”, u shpreh Nedved.