Nën ndikimin e alkoolit, Volejbollistët serbë: Oj Kosovë, oj….

Volejboll 30 Shtator 2019 10:01

Nën ndikimin e alkoolit dhe duke ëndërruar, volejbollistët serbë e festuan titullin e Kampionit të Evropës 2019 në mënyrën më politike të mundshme: duke i kënduar shtetit të pavarur fqinj, Republikës së Kosovës.

Serbia e mundi 3:1 në sete Slloveninë të dielën në finale të Kampionatit Evropian të Volejbollit dhe emocionet e triumfit i shndërruan volejbollistët serbë në nacionalistë tipik serbë, raporton Gazeta Express.

Serbia asnjëherë nuk dështon ta kthejë në politik qoftë edhe gjënë më të bukur në botë, sportin, dhe ta lidhë me Kosovën, edhe 20 vjet pas luftës dhe 11 vjet pasi Kosova u shpall e pavarur dhe sovrane.

Gjatë festës së tyre në autobusin e ekipit kombëtar, volejbollistët serbë i kënduan këngë nacionaliste Kosovës.

“Oj Kosovë, oj toka jonë”, dëgjohen volejbollistët serbë duke kënduar dhe duke pirë në videon e postuar nga vetë Federata e Volejbollit e Serbisë në Facebook. /Gazeta Express/

Посвета. ❤️

Gepostet von Odbojkaški savez Srbije am Sonntag, 29. September 2019

-->