Nëna e Neymarit largohet nga shtëpia, pasi sulmohet nga i dashuri

Futboll 25 Janar 2022 19:29

Nëna e yllit të Paris Saint-Germain, Neymar, Nadine Goncalves, u desh të largohej nga shtëpia e saj, pasi u sulmua nga i dashuri i saj, Tiago Ramos.

Të dy u bënë kryefjalë e lajmeve vitin e kaluar, pasi dolën publikisht me lidhjen e tyre, pasi 54-vjeçarja njoftoi se ishte lidhur në mënyrë romantike me ish-futbollistin 25-vjeçar.

Megjithatë, kjo marrëdhënie është përkeqësuar, pasi Ramos dyshohet se e ka sulmuar Goncalvesin, pasi ajo refuzoi një nga sugjerimet e tij romantike më ekstravagante.

Gazetari Gabriel Perline tha për gente.ig se Ramos shpërtheu nga xhelozia dhe shkatërroi apartamentin në Rio de Zhaneiro, shkruan Marca.

Sipas informacioneve të gente.ig, Ramos u shqetësua pasi Goncalves nuk iu përgjigj disa kërkesave të tij më ekstravagante dhe humbi plotësisht kontrollin.

“Fqinjët dëgjuan britma, mallkime, zhurmë shishesh të hedhura në tokë dhe zërin e një gruaje që qante”, tha Gabriel Perline.

E ëma e Neymarit, e frikësuar, doli nga banesa dhe u kërkoi rojeve të sigurisë të mos e lejonin të hynte në pallat.

-->