Nëpër vrimë të gjilpërës

Gara për Shpërblimin e Madh të Austrisë në Formula 1, ashtu siç edhe pritej pati një start shumë interesant, që për pak kaloi pa aksident të madh.
Valtteri Bottas, i cili kishte pole position u nis shumë dobët dhe kjo i mundësoi Lewis Hamiltonit dhe Kimi Raikkonenit, që të dalin para tij, por Raikkonen, nuk ishte në gjendje të mbajë pozitën e dytë pas dy gabimeve, ra nga pozita e dytë në katërtën.
Sidoqoftë, starti i Raikkonenit dhe preciziteti në vozitje me të cilin e vendosi bolidin e vete në sandviç midis dy shoferëve të Mercedesit dhe shpëtoi pa aksident edhe një herë dëshmoi se veterani finlandez ka reflekse të shkëlqyehsme dhe jo rastësisht është pjesë e Ferrarit.
Vettel u nis i gjashti në start dhe humbi dy pozita pas rrethit të parë.
Race start Austrian GP. Great start by Kimi pic.twitter.com/vuW7dKGUxO
— Mbalu Makau (@kenmakau) July 1, 2018