Nëse i besoni traditës, këto janë ndeshjet për ju

Zona Bast 03 Shkurt 2018 11:16

 

Tradita është pjesë e rëndësishme e futbollit dhe për këtë arsye, të gjithë ne, kur vendosim ti shkruajmë tiketat, shpesh i shikojmë duelet e kaluara ndërmjet ekipeve.

Nga duelet e kaluara, mund të dihet se si ekipet luajnë kundër njëra tjetrës dhe për ju që i besoni traditës, kemi sjellë parashikimet më interesante të ndeshjeve të kësaj fundjave, bazuar në numrin e golave të shënuara.

Këtë fundjavë në Evropë zhvillohen disa duele interesante dhe bazuar në traditën e dueleve direkte Insporti ka bërë një përzgjedhje të ndeshjeve dhe tipeve që mund të përdorni në tiketat tuaja.

Halifax – Dag & Red 3+, në gjashtë ndeshjet e fundit kur Halifaxi ka qenë vendës, duelet e këtyre ekipeve kanë përfunduar me 3 ose më shumë gola të shënuar.

Wycombe – Carlisle GG, në 8 nga 9 duelet e fundit direkte ndërmjet këtyre ekipeve, të dyja paët kanë shënuar së paku nga një herë.

WBA – Southampton NG, në 10 nga 11 ndeshjet e fundit ndërmjet këtyre dy ekipeve, njëra palë nuk ka arritur të shënojë.

Anderlecht – Mechelen GG, në 7 nga 9 duelet e fundit direkte ndërmjet Anderlecht dhe Mechelen, të dyja ekipet kanë arritur të shënojnë. Po ashtu Mechelen në 6 ndeshjet e fundit në ligën belge, ka humbur me 2 ose më shumë gola dallim.

PSV – Zwolle GG, në gjashtë duelet e fundit direkte në stadiumin e PSV, të dyja ekipet kanë shënuar. PSV si vendës, ka edhe një seri impresive prej 20 ndeshjeve pa humbje.

Excelsior – Utrecht GG, në 9 nga 10 ndeshjet ndërmjet këtyre dy ekipeve holandeze, të dyja palët kanë shënuar së paku nga një herë.

Sparta – Willem II 3+, tre ose më shuam gola janë shënuar në 10 nga 11 ndeshjet e fundit ndërmjet Spartës dhe Willem II.

Porto B – Leixoes 2-3, në gjashtë ndeshjet e fundit kur Porto B ka qenë nikoqir i Leixoes, janë shënuar 2 ose 3 gola.

Covilha – Oliveirense GG, ekipet janë në seri prej 10 ndeshjeve direkte që kanë përfunduar GG.