Nëse dështon Hazardi, Reali në gatishmëri për yllin tjetër të Premierligës

Futboll 19 Mars 2019 09:23

Real Nadridi i ka vënë vetes synimet për përforcimin e skuadrës në edicionin tjetër.

Dëshira më e madhe për klubin madrilen mbetet Eden Hazard, me sulmuesin e Chelseat që është kandidati numër një për të zënë vendin e lënë zbrazët nga largimi i Cristiano Ronaldos.

Sidoqoftë, në rast se nuk do t’ia dalin të realizojnë këtë transferim, Los Blancos kanë vënë në shënjestër yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah.

Florentino Perez është i gatshëm që klubi i tij të drejtohet me një ofertë prej 150 milionë eurosh për egjiptianin.

Tifozët e Liverpoolit do të duhet të shqetësohen më tepër në rast se Hazard nuk do të veshë fanellën e bardhë pasi atëherë e gjithë vëmendja e Realit do të kthehet drejt yllit të tyre.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, mediat në Spanjë raportuan se Hazard ka vendosur që të kalojë në “Santiago Bernabeu”.