‘Nëse dështon Ligji për Sponsorizim, klubi i madh i Superligës së Kosovës do të shpartallohet’

Futboll 24 Qershor 2019 08:34

Në fillim të kësaj jave, në Kuvendin e Kosovës, debati për amandamentin 5, i propozuar nga deputeti Bekim Haxhiu për të mundësuar implementimin e ligjit për Sponsorizime nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Pas kësaj, reagimet ishin tejet të ashpëra nga komuniteti sportiv, të cilët kritikuan rëndë anëtarët e legjislativit.

Madje, si pasojë e problemeve financiare, edhe presidenti i Vushtrrisë, Naser Imeri u detyrua të dorëhiqej nga posti i të parit të klubit, i cili do të garojë në Superligën e Kosovës në edicionin e ri.

“90% e investimeve ka qenë me mjete vetanake. Vetëm unë gjatë këtyre dy viteve e gjysmë kam investuar rreth 300 mijë euro”, vlerësoi Imeri në “Sports Show”, përcjell Zëri.info.

“Nëse ky ligj nuk kalon as në seancën e radhës, klubi i Vushtrrisë do të shpartallohet, tashmë veçse ka nisur kjo”, shtoi Imeri.

-->