Nëse e kalon TNS, ky do të jetë rivali i Feronikelit

Champions League 10 Korrik 2019 15:28

Feronikeli ka marrë një barazim tejet të vlefshëm në ndeshjen e parë ndaj TNS-së, të zhvilluar në Uells.

Skuadra nga Drenasi arriti ta barazojë rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes, pasi që ishte në disavantazh prej 2 golash.

Ky rezultat favorizon skuadrën e Zekirija Ramadanit, për një kalim të mundshëm në raundin tjetër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Nëse Feronikeli kalon në raundin e dytë të kualifikimeve, atëherë do të ishte skuadra e parë nga Kosova që arrin një gjë të tillë.

Gjithashtu në rast kualifikimit në raundin tjetër atëherë kundërshtari i Niklit do të jetë kampioni i Danimarkës, Copenhagen, një kundërshtar shumë i vështirë për t’u kaluar.