Nëse iu ka humbur, ky është super goli që Messi e shënoi mbrëmë

Futboll 03 Prill 2019 08:56

Lionel Messi sërish është bërë heroi i Barcelonës.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, u inkuadrua në pjesën e dytë mbrëmë ndaj Villarrealit, dhe kontribuoi me gol për t’i siguruar një pikë skuadrës së tij.

Messi u fut në lojë në minutën e 61-të të takimit në vendin e Philippe Coutinhos, dhe shënoi gol nga gjuajtja e lirë, për ta ngushtuar rezultatin në 4:3.

Në fund, Barcelona arriti që ta barazojë rezultatin në 4:4 për të fituar një pikë në ‘El Madrigal’, ani pse po humbte 4:2 deri në minutën e 90-të të takimit.

Messi po ashtu me këtë gol theu rekord, duke u bërë lojtari i vetëm në top pesë ligat evropiane që i shënon gjashtë apo më shumë gola çdo sezon nga gjuajtja e lirë.

Golin e Argjentinasit mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Insporti.com/