Nëse Juventusë dështon të kualifikohet për në Champions Legaue do të pësoj humbje të mëdha

Futboll 08 Prill 2021 21:00

Kur tashmë kanë mbetur jashtë garës për titullin e Serie A, të cilin e kishte fituar nëntë herë radhazi, Juventusi nuk e ka të sigurt as kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Pas fitores të mërkurën mbrëma ndaj Napolit, Zonja e Vjetër është në një situatë paksa më të mirë, pasi është ngritur në vend të tretë (me një pikë më shumë se Atalanta që është në pozitën e katërt dhe tri pikë më shumë se Napoli).

Corriere dello Sport dhe La Gazzetta dello Sport, raportojnë se Juventusi do të humbte mbi 80 milionë euro në rast se dështon të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.

Në ndërkohë, La Gazzetta sqaron se kualifikimi i Zonjës së Vjetër në Ligën e Kampionëve është shumë i rëndësishëm kur mirret parasysh se çereku (një e katërta) e të hyrave që nga viti 2012 ka ardhur pikërisht nga gara prestigjioze.

Ndryshe, si pasojë e krizës së krijuar nga pandemia e coronavirusit, në muajin shkurt, Juve deklaroi humbje prej 113.7 milionë eurosh në gjashtë muajt e parë të sezonit 2020/2021. /Insporti.com/

-->