Nëse ndodh kjo, Dybala e kompleton kalimin te PSG-ja

Futboll 27 Gusht 2019 10:41

Paulo Dybala është në prag të largimit nga Juventusi.

Qëndrimi në stolin rezervë gjatë gjithë duelit kundër Parmës ka ndezur spekulimet për shitjen e argjentinasit në ditët e fundit të merkatos së verës

Por, largimi i tij nga Juventus është i lidhur me fatin e Neymarit në PSG.

Nëse braziliani largohet nga “Parc des Princes”, klubi i pasur francez mund ta transferojë Dybalan për 80 milionë euro por nuk përjashtohet edhe mundësia e huazimit me të drejtë blerjen e tij.

Kujtojmë se këtë verë dështoi transferimi i 25-vjeçarit në Premierligë, ku ai ishte i lidhur me një kalim te Tottenhami.