Nëse nuk kalojmë në çerekfinale mund të shkarkohem

Futboll 12 Shkurt 2020 20:07

Josep Guardiola, traneri i Manchester Cityt, nuk përdor linja të mesme për të shpjeguar se çfarë i është kërkuar nga drejtuesit në prag të fazës së 1-16të  të Champions League.

“Nëse nuk eliminojmë Real Madridin imagjinoj drejtuesit që vijnë e më thonë: kështu nuk shkon më, ne duam Championsin. Je i shkarkuar! E vërteta është se dy javë para një ndeshjeje të tillë janë momentet më të mira të karrierës sonë. Mezi pres ta luajmë këtë ndeshje. Kemi shumë lojtarë të mirë”, tha spanjolli.

Manchester City luan ndaj Real Madrid sfidën e parë në “Santiago Bernabeu” me 26 shkurt, ndërsa takimi i dytë zhvillohet me 17 mars. /Insporti.com/

-->