Nëse nuk vjen Pogba, Real Madrid e ka planin B

Futboll 11 Prill 2020 23:44

Real Madridi është duke insistuar që të transferojë Pau Pogban nga Manchester Unitedi.

Los Blancos ka disa afate që po tentojnë të transferojë mesfushorin francez, mirëpo Djajtë e Kuq nuk e kanë lejuar largimin e tij.

Sipas asaj që raporton AS, nëse fituesi i Kupës së Botës nuk transferohet në Santiago Bernabeu, atëherë Eduardo Camavinga do të zë vendin e tij.

Pogba po kërkohet po ashtu edhe nga Juventusi dhe duket se rikthimi i tij në Torino do të ndodhë në këtë verë.

Në anën tjetër, 17-vjeçari po kërkohet me ngulm nga Zinedine Zidane dhe transferimi i tij do të realizohet në këtë verë.

Por, e gjitha do të varet nëse Pogba do të ndryshojë qëndrim në momentet e fundit, apo do të pranojë të kalojë te madrilenët.

-->