Nëse Ronaldo e dëgjon të ëmën, ai do të kalonte te ky klub

Futboll 31 Maj 2018 15:34

E ardhmja e Cristiano Ronaldos, përsëri po vihet në pikëpyetje edhe gjatë kësaj vere, pas deklarimeve të fundit të portugezit.

Pas ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve, Ronaldo befasoi por edhe hutoi shumë kë me deklaratën e tij, me ç’rast filluan spekulimet për largimin e tij nga “Santiago Bernabeu”.

Ish-skuadra e Ronaldos, Manchester United, gjithmonë ka qenë e interesuar që ta rikthej portugezin në “Old Trafford”, por ditëve të fundit si skuadër tjetër e interesuar për shërbimet e CR7, doli edhe ekipi francez Paris Saint-Germain (PSG).

Mirëpo, nëse Ronaldo e dëgjon të ëmën e tij, me të cilën ka një raport shumë të afërt dhe të veçantë, atëherë ai do ta zgjidhte rikthimin në “Teatrin e Ëndrrave”.

“Më pëlqen Parisi, shkoj atje shumë shpesh”, ka thënë Dolores Aveiro, e ëma e Ronaldos.

“Herën e fundit isha me djalin tim atje, kur ai fitoi ‘Topin e Artë’ dhe u ndjeva shumë krenare. Sa herë që shkoj në Paris, të gjithë më trajtojnë shumë mirë”.

“Unë nuk do ta kisha problem se ku do të zgjedhë të luajë ai, por preferenca ime mbetet një rikthim te Manchester United”, ka përfunduar ajo. /Insporti.com

-->