“Nëse stërvitem e mund Serenën edhe pse jam 60 vjeç”

Tenis 28 Nëntor 2018 08:20

John McEnroe, një nga ikonat e tenisit botëror, i është rikthyer polemikave me tenisten amerikane Serena Williams, me të cilën u përplas një vit më parë.

Nëse do të stërvitesha rregullisht për pak kohë dhe nëse do të punoja fort, mund ta fitoj një duel me Serena Williams edhe pse po i afrohem moshës 60 vjeç”, ka thënë sot McEnroe gjatë një interviste televizive, duke hapur plagët e vjetra.

Një përballje e vjetër kjo mes 7 herë fituesit të turneve grand slam me tenisten amerikane, aq sa presidenti amerikan Donald Trump, para se të ngjitej në këtë detyrë, i ofroi 1 milionë dollarë McEnroe për të sfiduar Williams.

Kjo përplasje ka nisur që kur Serena u shpreh se nuk duhet të ketë dallime mes dy gjinive dhe se ajo mund të duelojë si e barabartë me meshkujt.