Nesër fillon Final 8 i Kupës së Kosovës – gjithçka që duhet të dini

Superliga 10 Shkurt 2020 23:11

Nga 11 deri më 15 shkurt, Rahoveci do të jetë arenë e basketbollit, ku do të zhvillohen ndeshjet e Final 8 të Kupës së Kosovës.

Tetë skuadra do të luftojnë për trofeun e artë të Kupës së Kosovës, i cili do të mbahet nga 11 deri më 15 shkurt në Rahovec.

Gjithashtu do të garohet edhe për Kupën në Ligën e Parë, si dhe në konkurrencën e femrave, ku tashmë dihet finalja Mabetex Prishtina – Bashkimi.

Ndeshjet pritet të jenë shumë interesante dhe dramatike.

Atmosfera do të jetë e jashtëzakonshme në tribuna, me tifozeritë që kanë konfirmuar se do të udhëtojnë të përkrahin skuadrën e zemrës.

Organizatorët kanë premtuar se ky Final 8 do të jetë i jashtëzakonshëm, si asnjëherë më parë.

Kjo është hera e dytë radhazi që “Final 8” i Kupës mbahet në Rahovec.

Skuadrat kanë premtuar se do të japin maksimumin, duke i kushtuar rëndësi të madhe trofeut.

Kalendari i ditës 1:

-->