Nesër fillon Playoffi në Superligën e basketbollit të Kosovës

Superliga 17 Prill 2021 12:51

Nesër me fillim prej orës 17:00, Peja pret Sigal Prishtinën në ndeshjen hapëse të Playoffit në Superligën e Basketbollit të Kosovës.

Kurse ndeshje e dytë e Playoffit do të filloj nesër po ashtu prej orës 20:00 ku do të përballen Golden Eagle Ylli kundër Bashkimit.

Ponte Prizereni dhe Rahoveci do t’i presin fituesit e këtyre dy ndeshjeve, pasi të kenë përfunduar edhe ndeshjet e kthimit.

Ndërsa Trepça mbetet në “playout” dhe do të luaj me finalistin e Ligës së Parë.

Ajo skuadër që ka më shumë pikë gjatë dy ndeshjeve të zhvilluara, do të luaj vitin sezonin e ardhshëm në Supërligë. /Insporti.com/

-->