Nesër hedhet shorti për kampionatin e ri

Superliga 22 Gusht 2019 19:51

Të premten (nesër) hedhet shorti për kampionatin e ri të Kosovës në hendboll. Hedhja e shortit bëhet nga ora 12:00 në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë.

Do të tërhiqet shorti për Superligën e meshkujve, Superligën e femrave dhe ligat e kadetëve dhe kadeteve.

Kampionati i ri, 2019\2020, në Superligën e meshkujve fillon në mes të shtatorit, me ndeshjet e xhiros së parë që do të luhen më 14 e 15 shtator. Në termin të njëjtë fillon edhe Superliga e femrave.

Në Superligën e meshkujve garojnë: Besa Famgas, Kastrioti, Prishtina, Vëllaznimi, Vushtrria, Drita, Trepça, Drenica, Llapi e Prizreni.

Skuadrat e Superligës së hendbollisteve janë: Istogu, Vushtrria, Prishtina, Shqiponja, Kastrioti, Drita, Samadrexha, Jusuf Gërvalla, Vëllaznimi, Ferizaj.